Fjalë Kyçe

Serbia shpreson se vizita e Macronit do t’i jap fund taksës

Serbia shpreson se vizita e Macronit do t’i jap fund taksës

Sot rreth orës 15:00, pritet që në Serbi të arrijë presidenti francez, Emmanuel Macron.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot do të arrijë në Serbi për vizitë dy ditore.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai francez Emmanuel Macron, pritet të nënshkruajnë rreth 20 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë.

Pesë marrëveshje, mes dy vendeve, do të nënshkruhet në fushën e armatimit, njoftoi ministra e Brendshme e Serbisë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se shpreson se presidenti francez, gjatë vizitës në Beograd, do të ndërpresë siç e quajti ai, lojën me taksën, të cilën e ka vendosur Kosova ndaj mallrave serbe, si dhe do të japë garanci se ajo do të përfundojë, transmeton rel.

“Askush nuk mund të më bindë se Evropa Perëndimore, në të cilën Franca është një nga udhëheqëset, dhe Shtetet e Bashkuara, nuk mund ta detyrojnë Ramush Haradinajn,për tetë muaj, të heqë një vendim të turpshëm administrativ”, tha Daçiq.

Ai tha se ardhja e Macronit është një nga vizitat më të rëndësishmë të personaliteteve të huaja në dekadën e fundit, dhe se Beogradi ka shpresa të mëdha nga kjo vizitë.