Fjalë Kyçe

Sërish bien temperaturat, priten edhe reshje bore

Sërish bien temperaturat, priten edhe reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se mot me shi dhe temperatura të ulëta do të vijojë të mbajë edhe për këto dy ditë të parashikimit.

Sipas IHMK-së në viset e larta parashihet të bie borë, derisa në viset e ulëta parashihet të bie shi dhe borë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 dhe 8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.