Fjalë Kyçe

Sërish përplasje në LDK, këtë herë në Vushtrri

Sërish përplasje në LDK, këtë herë në Vushtrri

Rrahjet në nëndegët e LDK-së nëpër Kosovë nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, një rrahje sikurse ajo e nëndegës së kësaj partie në lagjen Mati në Prishtinë, ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme edhe në një nëndegë të kësaj partie në Vushtrri.

Këtë për Gazetën Blic e ka konfirmuar edhe nënkryetari i LDK-së në Vushtrri, Agim Bregaj.
Ai ka thënë se përplasja mes zyrtarëve të LDK-së ka ndodhur në nëndegën e partisë në Novosellë.

“Unë nuk kam qenë në vendngjarje. Ajo punë ka ndodhur në Novosellë. Po ka pasur përplasje mes anëtarëve të Kuvendit në këtë nëndegë. Unë kam qenë në mbledhje në një nëndegë tjetër. Nuk jam njoftuar sakt akoma pasi ata i kanë pasur mbledhjet prej orës 20:00 deri në 22:00”, tha ai.