Fjalë Kyçe

Serwer: Serbia do ta njihte Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE, por pret më shumë

Serwer: Serbia do ta njihte Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE, por pret më shumë

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, Daniel Serwer, e sheh anëtarësimin e shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian si kompromis për njohjen e Kosovës, por sipas tij ajo po kërkon të përfitojë më shumë.

“Kompromisi përfundimtar është i qartë për mendimin tim: Njohja në këmbim të përshpejtimit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Serbia mund ta pranojë këtë marrëveshje tani, por do të presë të përfitojë pak më shumë”, tha Serwer për TV Dukagjinin.

Duke folur për “non paper-in” e fundit Serwer ka thënë se qëllimi është që të ndikohet në dialog.

“Unë nuk e di se nga kush është shkruar ky ‘non paper’, por mund të imagjinoj se ka pasur qëllim t’i jep kah tjetër procesit të dialogut Kosovë-Serbi”, tha ai.