Fjalë Kyçe

Sevilla pranon ofertën e Tottenhamit për Kounden, para plus lojtar

Sevilla pranon ofertën e Tottenhamit për Kounden, para plus lojtar

Tottenham Hotspur thuhet se është një hap larg nënshkrimit me mbrojtësin francez, Jules Kounde, i cili pritet të transferohet nga Seillva.

Qendërmbrojtësi francez është shfaqur si një shënjestër kryesore për drejtorin e ri sportiv të Spurs, Fabio Paratici.

Gianluca Di Marzio, një specialist i respektuar italian i transferimeve, raporton se Paratici është i etur për të siguruar Kounden nga Sevilla si dhuratë për trajnerin e ri Nuno Espirito Santo.

Ky gazetar shton se Sevilla është afër pranimit të një oferte nga Spurs prej 30 milionë eurosh dhe shërbimet e Davinson Sanchez.

Nëse transferimi ndodh, Spurs do të dërgojë një zëvendësim të gatshëm për Kounde në Sevilla për të zbutur goditjen e humbjes së yllit francez.

Ajo që është e paqartë është nëse Kounde, i cili ka qenë i lidhur me klube të mëdha në Evropë, është i etur për të nënshkruar për Spurs.

Për lojtarin interesim të madh ka shprehur edhe Real Madrid dhe Manchester Unitedi.