Fjalë Kyçe

Sezoni për Kjaer mund të ketë përfunduar pas lëndimit

Sezoni për Kjaer mund të ketë përfunduar pas lëndimit

Futbollisti i Milanit pësoi një dëmtim të rëndë në duelin e fundit.

Simon Kjaer u lëndua në fillim të ndeshjes ndaj Genoas dhe më pas u detyrua të largohet nga fusha, transmeton lajmi.net.

Kjaer do t’i nënshtrohet një operacioni sot dhe sipas ‘Gazzeta dello Sport’, ai nuk pritet të kthehet në fushë para gjashtë muajsh.

Danezi pësoi dëmtim në ligamentin e gjurit të majtë, dhe sipas mediave italiane ky sezon për të ka përfunduar.

32-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa pak javë më parë nënshkroi kontratë dy-vjeçare me gjigantët italian.

Milani pritet të lëshojë një deklaratë zyrtare pas operacionit të sotëm për të konfirmuar kohën e rikuperimit të Kjaer.