Panairi i 25 i çokollatës, apo Le Salon du Chocolat, bëri që modelet të parakalonin në pasarelë, me veshje të bëra nga ëmbëlsira e shumëpëlqyer.
Shou i dedikohej vendeve që prodhojnë cokollatën në të gjithë botën mes të cilëve Peruja, bregu i fildishtë dhe filipinet, me muzikë tradicionale dhe veshje të frymëzuara nga cdo vend.
Në pasarelë ndërkohë zbritën modele mes të cilave edhe mis franca e këtij viti.
Stilistja Elsa Muse foli për nivelin e punës që duhet për krijimin e fustaneve të tilla. Ajo kishte bërë 2 mijë perla prej çokollate dhe i kishte dhënë atyre ngjyra të ndryshme duke përdorur pudrën e cokollatës dhe kakao të shtypur për të krijuar motivet, para se të ngjiste secilën perlë në një shirit elastik që do ti ngjitej fustanit.
Panairi i cokollatës në Paris, do të qëndrojë i hapur deri më 3 nëntor dhe mbledh bashkë 500 pjesmarrës si edhe cokollatë nga 20 shtete. Vizitorët mund të marrin pjesë në demonstrime se si prodhohet cokollata, mund të shohin një ekspozitë që rrëfen historinë e shout të modës së cokollatës apo të shijojë krijime nga 230 prodhues të ndryshëm.