Kriza e Borussia Dortmundit sa shkon e thellohet. Dhe pozita e trajnerit Nuri Shahin tashmë është në rrezik, shkruan Bild të dielën.
Shahin mori drejtimin e skuadrës gjermane në verë, por Dortmundi aktualisht është në seri të humbjeve.
Vendimtare mund të jetë ndeshja e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Bolognas. Nëse Dortmundi nuk fiton, trajneri Nuri Shahin mund të shkarkohet.
Urs Fischer mund të jetë pasardhësi i Nuri Shahinit te gjiganti gjerman.