Fjalë Kyçe

Shakhtar Donetsk luan për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës

Shakhtar Donetsk luan për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës

Shakhtar ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore kundër Olympiacos.

Agresioni rus ndaj Ukrainës pati ndikim të madh në të gjitha sferat në vend.

Që pas fillimit të luftës në Ukrainë, të gjitha ngjarjet sportive u shtyn për një datë të pacaktuar.

Shakhtar Donetks dolën në fushë për herë të parë, që kur Rusia filloi pushtimin e kombit e tyre në shkurt.

Olympiacos ishte nikoqir i ekipit ukrainas në Greqi, ku luajtën një ndeshje miqësore që e kishin organizuar për të dërguar një mesazh paqeje, transmeton lajmi.net.

Ndeshja filloi me një minutë heshtje për t`i kujtuar të gjithë të vdekurit ukrainas, nga agresioni rus.

Fitues i ndeshjes ishte Olympiacos, me golin nga Tiquinho.

Të gjitha biletat e kësaj ndeshje do të dhurohen për ndihmë humanitare për Ukrainën, ndërsa në stadium u mblodhën gjithashtu disa lodra për fëmijët ukrainas.

Kjo ishte një nga katër ndeshjet që Shakhtar do të luajë në të gjithë Evropën, për të mbledhur fonde për të prekurit nga lufta.