Fjalë Kyçe

Shakira rrezikon të paditet për mashtrim, shkak tatimet në Spanjë

Shakira rrezikon të paditet për mashtrim, shkak tatimet në Spanjë

Prokurorët spanjollë janë duke përgatitur një padi kundër Shakiras për mospagim të tatimeve për vlerën prej 14.4 milionë eurosh.

El Pais bën të ditur se pala e akuzës posedon fakte për të ngritur padi pavarësisht që avokatët mbrojtës të këngëtares kanë mohuar diçka të tillë, transmeton lajmi.net.

Dyshohet se Shakira nuk ka paguar tatime në Spanjë në periudhën 2011-2014, edhe pse gjatë asaj kohe ka qenë rezidente në atë shtet.

Deri në vitin 2015 Shakira ka jetuar në Spanjë me me futbollistin spanjoll, Gerard Pique, me të cilin ka dy djem ndërsa që nga viti 2015 është zhvendosur në Bahamas.

Pra sipas avokatëve të saj, deri në vitin2014, Shakira shumicën e parave i ka fituar nga turnetë ndërkombëtare dhe nuk ka qëndruar më shumë se gjashtë muaj në Spanjë – një parakusht për të qenë taksapagues në atë vend.