Fjalë Kyçe

Shala: Lec Gradica do të mbahet mend në historinë e Kosovës si mjeku i parë i UÇK-së i rënë në detyrë

Shala: Lec Gradica do të mbahet mend në historinë e Kosovës si mjeku i parë i UÇK-së i rënë në detyrë

Sot shënohet 21 vjetori i rënies heroike të mjekut dëshmor Dr. Lec Gradica.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në faqen e tij zyrtare, facebook ka shkruar për meritat dhe konrtibutin e Gradicës sidomos në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht, transmeton Gazeta Alo.

Shala thotë se Dr.Leci do të mbahet mend në historinë e Kosovës si mjek i parë i UÇK-së i rënë në detyrë dhe se vepra e tij do të mbetet e përjetshme dhe shembulli më i mirë për gjeneratat e ardhshme se si duhet kontribuuar për të mirën e vendit.

Ky është shkrimi i plotë i Shalës:

“Sot shënohet 21 vjetori i rënies heroike të mjekut dëshmor Dr. Lec Gradica.

Dr. Leci ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i dhënë kuptimin e plotë profesionit të tij prej mantelbardhi dhe duke vënë në shërbim profesionalizmin e tij madje edhe në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht.

Angazhimi i tij në mbështetje të UÇK-së, ishte motiv për luftëtarët e lirisë por njëkohësisht u dha kurajë dhe hapi rrugë edhe për angazhimin në frontet e luftës edhe të shumë mjekëve, intelektualëve dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë.

Dr. Leci do të mbahet mend në historinë e Kosovës si mjeku i parë i UÇK-së i rënë në detyrë. Ai ra heroikisht në altarin e lirisë dhe përjetësisë, në krye të detyrës humane dhe patriotike, duke shëruar plagët e luftëtarëve dhe popullatës në malet e Qyqavicës.

Vepra e tij do të mbetët e përjetshme dhe shembulli më i mirë për gjeneratat e ardhshme se si duhet kontribuuar për të mirën e vendit.”