Fjalë Kyçe

Shala: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci për ne janë frymëzim dhe shëmbëlltyrë

Shala: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci për ne janë frymëzim dhe shëmbëlltyrë

Kandidati për deputetë nga radhët e PDK-së, Ferat Shala kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në 21 vjetorin e rënies së tyre.

Shala së bashku me gruan e tij, ish-deputeten Sala Berisha-Shala bën homazhe para shtatores së Femi dhe Xhevë Lladrovcit, shkruan Gazeta Alo.

“Një tufë lule për dy bijtë e mëdhenj të kombit shqiptar – Heronjtë e Kosovës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, në 21-vjetorin e rënies heroike. Edhe në bronz, ashtu sikur kur qenë të gjallë, Fehmiu dhe Xheva për ne janë frymëzim dhe shembëlltyrë”.-shkruan Shala.

Shala bën krahasimin e Fehmi dhe Xhevë Ladrovcit me Azem e Shote Galicën si shembull për brezat e ardhshme për historinë se si bëhet atdheu.

“Ashtu si Azem e Shote Galica edhe Fehmi e Xhevë Lladrovci u flasin brezave të historisë se si bëhet Atdheu. Lavdi paçi për jetë e mot Fehmi e Xhevë Lladrovci, brezat do t’ju kujtojnë për lavdinë e madhe që ia dhatë Kosovës!”-tha Shala./Gazeta Alo/