Fjalë Kyçe

Shala i PDK-së: Qeveria Kurti me shumë keqmenaxhim në sektorin e energjisë

Shala i PDK-së: Qeveria Kurti me shumë keqmenaxhim në sektorin e energjisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratie, Ferat Shala ka kritikuar Qeverinë Kurti kryesisht për sektorin e energjisë.

“Çështja e inflacionit po rëndohet, shqetësimet tona e të qytetarëve nuk po merren parasysh. Jemi të obliguar të jemi transparent para qytetarëve. Pasi kryeministri nuk është, po i drejtohem nga këtu Kurtit. Çështja e energjisë është kritike. Ka shumë keqmenaxhim në sektorin e energjisë. KOSTT është para falimentimit”, tha Shala.

Shala ka kritikuar edhe rritjen e çmimit të energjisë.

“Ka tendencë të hapur që kjo të vazhdojë edhe vitet tjera”, tha ai.

Ai ka pasur kritika edhe pse leximi i njehësorit ka nisur prej janarit, e jo prej shkurtit siç ishte raportuar.

“Si po u faturohet fatura atyre që nuk kanë njehësor të mençur, në mënyrë paushalle apo si?”, pyeti ai.