Fjalë Kyçe

Shala: Kemi mbi 5%, është shkelur ligji

Shala: Kemi mbi 5%, është shkelur ligji

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një konferencë për media pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga KQZ.

Endrit Shala i Nismës ka thënë se rezultati i rregullt, pa votat e ardhura nga Serbia, është ai që e fut këtë subjekt në Kuvend, shkruan lajmi.net.

Duke u nisur nga kjo, Shala ka thënë se Nisma është mbi 5 %.

“Rezultati përfundimtar është ai që ka dalë nga votat e rregullta, dhe nga votat e rregullta, koalicioni jonë është mbi 5 %. Do t’i shfrytëzojmë të gjitha instancat për ankimimin tonë për zbatimin e ligjit, ligj që është i obliguar për të gjithë qytetarët.  Nisma do t’i dërgojë në të gjitha institucionet e parapara me ligjet në fuqi që të respektohet ligji”, ka thënë ai.

Shala me vete në këtë konferencë ka pasur disa dokumente në të cilat ai thotë se janë ankesat që do të dërgohen në të gjithë institucionet, duke mos përjashtuar as Gjykatën Kushtetuese.