Fjalë Kyçe

Shala: Kënaqësi e veçantë takimi me minatorët e Kishnicës dhe Artanës

Shala: Kënaqësi e veçantë takimi me minatorët e Kishnicës dhe Artanës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, është takuar me minatorët e Kishinicës dhe Artanës, shkruan GazetaAlo.

Në këtë takim ka qenë prezente edhe kandidatja për deputete nga kjo parti, Ariana Musliu-Shoshi.

Shala i quan burra fisnikë e punëtorë e mbi të gjitha edhe motivim për të, ku vlerëson edhe punën e tyre që nuk është aspak e lehtë.

“Jam shumë krenar që mundi dhe dija ime sadopak u ka shërbyer minatorëve kosovarë në permirësimin e jetës së tyre, si dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë minerare të Kosovës” ka thënë Shala.

Postimi i tij i plotë

Si te askush tjetër puna shkëlqen në djersët e ballit të minatorit.

Kënaqësi e veçantë takimi me minatorët e Kishnicës dhe Artanës.

Këta burra fisnikë e punëtorë kanë qenë gjithmonë për mua motivim se si duhet bërë gjërat në jetë.

Jam shumë krenar që mundi dhe dija ime sadopak u ka shërbyer minatorëve kosovarë në permirësimin e jetës së tyre, si dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë minerare të Kosovës.