Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka bërë homazhe tek varri i ushtarit të UÇK-së, Fatos Sherif Krasniqit, shkruan GazetaAlo.
“Më 26 shtator të vitit 1998 Fatosi me heroizëm të pashoq lau me gjakun e tij tokën e Kosovës, duke u bërë dritë e përjetshme në Historinë e lavdishme të Kombit Shqiptar” shprehet Shala.
Postimi i tij i plotë:
Sot, më 26 shtator, përkujtojmë dhe nderojmë 21-vjetorin e rënies heroike të ushtarit shembullor, sypatremburit, Fatos Sherif Krasniqi.
Më 26 shtator të vitit 1998 Fatosi me heroizëm të pashoq lau me gjakun e tij tokën e Kosovës, duke u bërë dritë e përjetshme në Historinë e lavdishme të Kombit Shqiptar.
Lavdi e përjetshme Fatos Sherif Krasniqit dhe të gjithë dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!