Fjalë Kyçe

Shala: Shkolla e Negrovcit i ka themelet në djersën dhe gjakun e bijve më të mirë të kombit shqiptar

Shala: Shkolla e Negrovcit i ka themelet në djersën dhe gjakun e bijve më të mirë të kombit shqiptar

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, sot vizitoi shkollën fillore “ Jusuf Gërvalla”me rastin e 70 vjetorit të themelimit të saj.

“Shumë i emocionuar dhe shumë krenar me shkollën time të parë “Jusuf Gërvalla” në Negrovc, e cila sot shënoi ditëlindjen e 70-të. Leksionet e mësuesve atdhetarë të kësaj shkolle u bënë jehonë për brezat e sotëm dhe porosi për brezat e së nesërmes”-shprehet Shala, transmeton Gazeta Alo.

Shala shprehet i emocionuar edhe me nxënësit të cilën nuk harruan të kaluarën e as mësimëdhënësit e tyre, ku si shembull merr Sherif Krasniqin, i cili mbajti flakadanin e diturisë në këtë pjesë të Drenicës.

“Shumë i emocionuar edhe me nxënësit e lirisë, të cilët nuk i paskan harruar aspak mësuesit tanë fisnikë, si Sherif Krasniqi dhe të tjerë, që e mbajtën gjallë flakadanin e diturisë në këtë pjesë të Drenicës”-tha Shala.

Kandidati për deputetë, Ferat Shala, uron këtë shkollë që të rrojë aq sa do të rrojë edhe gjuha shqipe dhe shpirti shqiptar e cila i ka themelet në djersë dhe gjakun e bijve tanë.

“Shkolla shqipe e Negrovcit i ka themelet në djersën dhe gjakun e bijve më të mirë të kombit shqiptar, andaj ajo do të gëzojë edhe shumë ditëlindje si kjo e sotmja, deri sa të rrojë gjuha shqipe dhe shpirti shqiptar”-shkruan Shala./Gazeta Alo/