Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka vizituar fshatrat Nekovc, Fushticë e Epërme, Sankovc dhe Zabel i Ulët, shkruan GazetaAlo.
Ai ka thënë se banorët e këtyre fshatrave janë mobilizuar për t’i dhënë mbështetje të fuqishme Partisë Demokratike të Kosovës.
“Sikurse edhe mbarë qytetarët e Kosovës, edhe ata të Nekovcit, Fushticës së Epërme, Sankovcit dhe Zabelit të Ulët janë mobilizuar për t’i dhënë mbështetje politikës unifikuese dhe luftës kundër dukurive të këqija në shoqërinë tonë, të cilës po i prinë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli” shprehet Shala.
Sikurse edhe mbarë qytetarët e Kosovës, edhe ata të Nekovcit, Fushticës së Epërme, Sankovcit dhe Zabelit të Ulët janë mobilizuar për t’i dhënë mbështetje politikës unifikuese dhe luftës kundër dukurive të këqija në shoqërinë tonë, të cilës po i prinë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.
Sonte u dëshmua se Nekovci, Fushtica e Epërme, Sankovci dhe Zabeli i Ulët, i takojnë forcës shtetndërtuese të Kosovës, PDK-së.