Fjalë Kyçe

Shala: PDK ka sjell në Kosovë rreth 4 milionë donacione për përmirësimin e mjedisit

Shala: PDK ka sjell në Kosovë rreth 4 milionë donacione për përmirësimin e mjedisit

Ish ministri i Mjedisit dhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se në kohën kur ai ishte ministër i këtij dikasteri janë ndërmarrë masa të shumta kundër ndotjes së mjedisit.

Shala i ftuar në një emision në RTK, ka thënë se në kohën kur Partia Demokratike e Kosovës ka qeverisë me këtë ministri janë bërë punë shumë të mëdha si sjellja e donatorëve të huaj e të cilët

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Ferhat Shala, tha thënë se partia e tij ka ofruar zgjidhjet më të mira optimale mjedisore.

Në debatin e sontëm në RTK, Shala tha se për një kohë të shkurtër sa PDK ka menaxhuar me Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, ka ndërmarrë hapat e parë në përmirësimin e jetes mjedisore, nga ndotja prej termocentraleve dhe problematikat e tjera të mjedisit të ajrit.

Ai tha se deri atëherë nuk ka pasur asnjë lloj veprimi juridik, operacional ose shkencor, në përmirësimin e jetës mjedisore.

“Në kohën sa PDK ka udhëhequr këtë ministri, për herë të parë janë nxjerrë në pah problematikat e ndotjes së ajrit. Masat të cilat i kemi ndërmarrë kanë qenë të prekshme. Për herë të parë kemi nxjerrë plan veprimi i cili është miratuar në instancat qeveritare, i cili ka zgjidhur probleme në periudha të caktuara kohore. Si rezultat i atij plani, kemi sjell rreth katër milionë euro donacione, e po ashtu edhe rreth tre milionë euro donacione amerikane. Problematika e ndotjes së ajrit ka mbetur aty ku e ka lënë PDK-ja”, theksoi Shala. / Gazeta Alo/