Fjalë Kyçe

Shala: Qytetarët po i besojnë vizionit dhe vendosmërisë së liderit Kadri Veseli

Shala: Qytetarët po i besojnë vizionit dhe vendosmërisë së liderit Kadri Veseli

Kandidati për deputet Ferat Shala njofton se bashkë me bashkëpunëtorët e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas sonte në Shtrubullovë, Dobrashec dhe Çikatovë të Vjetër kanë shpalosur aspekte programore të qeverisjes së ardhshme të Republikës së Kosovës, të cilën  sipas tyre do ta udhëheqë Kadri Veseli.

‘Qytetaria aktive e Shtrubullovës, Dobrashecit dhe Çikatovës së Vjetër është gati për t’ia besuar qeverisjen PDK-së, sepse tek PDK-ja ajo sheh forcën dhe vizionin, vendosmërinë dhe përgjegjësinë për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt të vendit tonë’, ka thënë Shala.

Sipas Shalës, ashtu si edhe deri më tani PDK-ja do t’u qëndrojë afër sfidave dhe kërkesave të Shtrubullovës, Dobrashecit dhe Çikatovës së Vjetër.