Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka mbajtur takim me banorët e fshatrave, Likoshan, Godanc dhe Gllanasellë, shkruan GazetaAlo.
Ai ka thënë se PDK-ja do të jetë gjithmonë afër qytetarisë aktive të këtyre fshatrave.
Postimi i tij i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës padyshim se merr forcë dhe frymë të re në Likoshan, Godanc dhe Gllanasellë.
Bijtë dhe bijat e Likoshanit, Godancit dhe Gllanasellës çdo herë kanë ditur si të rreshtohen politikisht, e këtë ata po e bëjnë edhe tani.
PDK-ja, si alternativë e pashmangshme politike për një të ardhme të sigurt të vendit tonë, do të jetë gjithmonë afër qytetarisë aktive dhe shumë dinamike të këtyre fshatrave.
Likoshani, Godanci dhe Gllanasella – me kë tjetër – pos me PDK-në!?