Fjalë Kyçe

Shaqir Totaj i përgjigjet Bedri Hamzës për ofertën për koalicione në Mitrovicë e Prizren

Shaqir Totaj i përgjigjet Bedri Hamzës për ofertën për koalicione në Mitrovicë e Prizren

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka folur për një ofertë që kryetari i zgjedhur në Mitrovicë, Bedri Hamza i ka bërë mbrëmë në emisionin Pressing të T7.

Hamza ka deklaruar se është i gatshëm të shkojë në koalicion me LDK-në në Mitrovicë, në mënyrë që LDK-ja t’i ndihmojë PDK-së në Prizren.

Totaj në DPT te Fidani në T7 tha se kjo ishte një ofertë shume e mirë nga Hamza.

“Zotri Hamza ka dhënë një ofertë shumë të mirë, ai edhe pse e ka fitu miterovicën pa balotazh është i gatshëm të bëj koalicion. Oferta është e sinqertë sepse ashtu e njoh edhe zotrin Hamza, si njeri i sinqertë”, ka deklaruar Totaj.

Tutje ai tha se janë dakorduar që të takohen me kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, Anton Qunin, për të diskutuar për një koalicion të mundshëm.

“Presim të takohemi dhe të bisedojmë më konkretisht, kemi pasë bisedime me anëtarë të partive të ndryshme. Me Qunin presim të takohemi dhe të diskutojmë a e kemi vizionin e njëjtë për qeverisjen e ardhshme. Jemi dakodrdu në telefon që të takohemi dhe të diskutojmë për një bashkëpunim të mundshëm”, tha Totaj.