Xherdan Shaqiri vazhdon të mos aktivizohet nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp.
Liverpooli sonte fitoi ndaj gjigantit portugez, Porto, në kuadër të Ligës së Kampionëve, me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve.
Edhe në këtë ndeshje Klopp nuk i besoi për asnjë sekond futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Ish mbrojtësi i Liverpoolit, Glen Johnson, ka deklaruar se Xherdan Shaqiri nuk po luan për arsyeje disiplinore.
Johnson i cili ka qenë bashkëlojtar me Shaqirin në Stoke City, ka thënë se Shaqiri është duke u lënë jashtë formacioneve të “TheReds” për arsyeje disiplinore.
Ai këtë e ka thënë për “BBC Radio 5”, në të cilën ka analizuar situatën e futbollistit shqiptar, i cili kohëve të fundit nuk po ka minutazh.
“Kur gjërat shkonin mirë, ai ishte lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe luante shumë mirë. Kur gjërat nuk shkonin mirë, ai nuk tregonte cilësitë. Ishte e qartë”, tha Johnson për BBC.