Fjalë Kyçe

Shaqiri “dhurata e Krishtlindjeve” për Kloppin

Shaqiri “dhurata e Krishtlindjeve” për Kloppin

Xherdan Shaqiri është shumë afër rikthimit në fushë. Ylli kosovar pritet që gjatë kësaj javë të rikthehet në stërvitje të plota të Reds. Pas mungesës thuajse 2 muajshe, Shaqa ka kaluar problemet muskulare dhe do ta ndihmojë Liverpoolin në një periudhë kyqe për titull.

Mediat angleze e quajn rikthimin e Shaqirit si dhuratë për Krishtlindje për Klopp. Kjo pasi që Liverpooli do të ketë orar të ngarkuar në javët në vazhdim dhe aktivizimi i Shaqirit do të ndihmojë skuadrën që të ketë më shumë alternativa.

Sipas analistëve, Klopp do të përdorë Shaqirin në vend të Jotas si opsion për sulmin.

Shaqa mund të luaj edhe në mesfushë, por rikthimi i Alcantaras dhe Chamberlain do të thotë se kosovari pritet të aktivizohet më shumë si sulmues i krahut.