Fjalë Kyçe

Shaqiri drejt largimit nga Liverpooli?

Shaqiri drejt largimit nga Liverpooli?

Mbrëmë është luajtur ndeshja Liverpool-Arsenal në kuadër të Carabao Cup, ku koha e rregullt përfundoi 0:0 dhe fituesi u vendos pas penalltive, në të cilat lojtarët e Arsenalit u treguan më të saktë.

Liverpooli nuk luajti me ekipin bazë, por që në ekip nuk bëri pjesë as ylli i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri. 28 vjeçari, nuk ishte pjesë e ekipit dhe thuhet se nuk kishte udhëtuar me bashkë-lojtarët, pas shumë polemikave që do largohet nga klubi këtë merkaro.

Pas ndeshjes trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dha deklaratë për media në të cilën thuhet se është sqaruar situata e Shaqirit.

“Nuk mundem, dhe nuk dua që të flasë për këtë temë. Vetëm mund të ju tregoj që ai sot nuk mungon për shkaqe lëndimi ose disipline,” tha Klopp.

“Jemi në një periudhë ku trajneri merr informacione rreth lojtarëve dhe unë duhet të reagoj në atë aspekt” shtoi tekniku gjerman.