Reprezentuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka folur për ish-trajnerin e tij Roberto Mancini.
Mancini pati plot lëvdata për Shaqirin ku e cilësoi si njëri nga më të mirët në Evropë, shkruan lajmi.net.
Italiani kujtoi kohën kur ishte pjesë e Interit bashkë me Shaqirin dhe deklaroi se ai kishte bërë gjithçka mirë, por se Interi ishte në fazë të ndërtimit dhe fatkeqësisht ai nuk mundi të vazhdojë aty.
Tani, edhe Shaqiri është përgjigjur ndaj deklaratave të Shaqirit në konferencën për shtyp para ndeshjes me Italinë.
“Mezi pres të luaj në këtë ndeshje, mezi pres ta takoj Mancinin. Është një njeri i madh, jam i lumtur për të që po i shkojnë gjërat mirë”, tha ai.
“Italia është një skuadër tejet e fortë, një ndër favoritet. Kemi parë ndeshjen e tyre të parë, jam i kënaqur për Mancinin”, shtoi ai.
“Kemi krijuar raste të mira edhe ndaj Uellsit, por nuk kishim krijuar shumë në pjesën e dytë, kemi pasur raste ta fitojmë ndeshjen”, tha Shaqiri.
Shaqiri foli edhe për të ardhmen në Liverpool.
“Nuk do të dëshiroja të flisja për këtë gjë tani, jam ende nën kontratë me Liverpoolin. Pastaj do të flas me agjentin tim dhe do të shohim bashkë, do ta vlerësojmë situatën dhe do të marrim një vendim”, përfundoi Xherdan Shaqiri.