Fjalë Kyçe

Shaqiri mund të rikthehet në Bundesliga, drejtori i Herthas e pranon se i pëlqen shumë gjilanasi

Shaqiri mund të rikthehet në Bundesliga, drejtori i Herthas e pranon se i pëlqen shumë gjilanasi

Xherdan Shaqiri sipas të gjitha gjasave do të largohet këtë verë nga Liverpooli.

Sulmuesi nga Kosova edicionin e kaluar nuk pati shumë hapësira te The Reds dhe kërkon një skuadër ku mund të luaj rregullisht.

Paraqitja fantastike në Kampionatin Evropian ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij.

Lazio, Napoli, Villarreal, Galatasaray e Fenerbahce janë skuadrat që duan transferimin e gjilaansit.

Por së fundmi në garë është futur edhe skuadra gjermane, Hertha Berlin.

Skuadra nga kryeqyteti gjerman po ndërton një ekip të mirë dhe synimi është të rikthehet në garat evropiane.

Drejtori sportiv i Herthës, Fredie Bobic ka pranuar se i pëlqen shumë Shaqiri.

“Ai është një lojtar i madh dhe më pëlqen shumë”, ka thënë Bobic.

Gjithsesi për të arritur deri te Shaqiri, Hertha duhet të shpenzojë rreth 15 milionë euro sa po kërkon Liverpooli.