Fjalë Kyçe

SHBA me sanksione të reja ndaj Dodikut, reagon Presidenca

SHBA me sanksione të reja ndaj Dodikut, reagon Presidenca

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik.

Lidhur me këtë ka reaguar, Blerim Vela, shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Dodiku së bashku me dy figurat famëkeqe të veriut të Kosovës Veselinoviçi dhe Radoiçiqi janë lidhja kriminale e “Botës serbe”.

“Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja që targetojnë Milorad Dodik për aktivitetin e tij destabilizues dhe korruptiv në Bosnje. Dodik, Veselinoviç dhe Radoiçiq janë lidhja kriminale e ideologjisë politike të “botës serbe” që promovohet nga regjimi i Serbisë”, shkruan ai në Twitter.