Fjalë Kyçe

SHBA nis mijëra ushtarë në Lindje të Mesme, a po fillon një luftë e re me Iranin?

SHBA nis mijëra ushtarë në Lindje të Mesme, a po fillon një luftë e re me Iranin?

Forcat e SHBA-së në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vrarë gjeneralin e Iranit, Qassim Soleimani. Pas kësaj vrasje, situata në mes të fuqisë botërore dhe Iranit është tensionuar edhe më shumë.

Andaj, si masë paraprake SHBA ka vendosur të dërgojë mbi 3.000 ushtarë në Lindjen e Mesme.

Pentagoni ka aprovuar kërkesën për ushtarë shtesë në vendet e Lindjes së Mesme kështu që ushtarët do të dërgohen në këto vende pasi që kërcnimet vetëm sa janë shtuar.

Soleimani ishte një gjeneral 62 vjeçar, i cili kishte drejtuar elitën e forcave të Kudsit dhe u vlerësua si figura e dytë më e fuqishme në Iran, pas liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Në sulmin e SHBA-ve, mbeti i vrarë edhe komandanti i lartë i milicisë irakiene Abu Mahdi al-Muhandis, që ishte edhe këshilltar i Soleiman.