Fjalë Kyçe

SHBA rreth marrëveshjes mes MCC dhe Kosovës: Hap i rëndësishëm për rritjen më të qëndrueshme ekonomike

SHBA rreth marrëveshjes mes MCC dhe Kosovës: Hap i rëndësishëm për rritjen më të qëndrueshme ekonomike

Ambasada e Shteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë ka përgëzuar qeverinë e Kosovës dhe MCC-në për vendimin që të përshpejtohet procesi i Programit të Kompaktit në takimin e sotëm.

Në reagimin e ambasadës së SHBA-ve përmes një postimi në Twitter, shtohet se ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes ekonomike.

Tutje, thuhet se kjo do ta transformojë sektorin energjetik të Kosovës në vitet e ardhshme.

“Urime të gjithë të përfshirëve për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm drejt rritjes ekonomike më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për Kosovën. Mezi presim gjithçka që do të bëjmë përmes partneritetit tonë kompakt @MCCgov për të transformuar sektorin energjetik të Kosovës në vitet e ardhshme”, thuhet në reagimin e SHBA-ve