Fjalë Kyçe

Shef i ri i AKI-së emërohet në 22-vjetorin e vrasjes së vëllait të tij në Betejën e Zhegocit

Shef i ri i AKI-së emërohet në 22-vjetorin e vrasjes së vëllait të tij në Betejën e Zhegocit

Shefi i ri i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti u emërua në këtë pozitë, pikërisht në 22-vjetorin e vrasjes së vëllait të tij, Alban Ajetit, i cili ra dëshmor në Betejën e Zhegocit në Gjilan.

Në agun e 15 prillit 1999, forcat serbe ia mësynë Zhegocit me një arsenal të paparë ndonjëherë. Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë ranë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Dëshmori Alban Ajeti ishte vrarë më 15 prill 1999, në Zhegoc të Epërm. Në luftë njihej me nofkën “Pëllumbi”.

Në nderim të veprës, në Gjilan është edhe një bust i tij dhe i bashkëluftëtarit Pajazit Ahmeti.