Fjalë Kyçe

Shefi ekzekutiv i Dortmund ia hap derën Bellinghamit: Mund të largohet nëse dëshiron

Shefi ekzekutiv i Dortmund ia hap derën Bellinghamit: Mund të largohet nëse dëshiron

Jude Bellingham është i lirë të largohet nga Borussia Dortmund.

Skuadra e Dortmund ka filluar të përgatitet për jetën pas-Bellingham.

Lojtari anglez ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjet e tij dhe tashmë shihet si një nga mesfushorët më premtues në botën e futbollit.

Skuadra si Liverpool, Real Madrid e Manchester City janë në garë për lojtarin. Shefi ekzekutiv i Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka thënë se anglezi është i lirë të largohet gjatë verës tjetër, nëse ai dëshiron, përcjell lajmi.net.

“Do të kemi bisedime shumë shpejt, sapo Kupa e Botës në Katar të përfundojë, dhe pastaj do të shohim se çfarë dëshiron ai”, ka thënë Watzke, përcjell lajmi.net.

“Ai vetëm duhet të na tregojë nëse dëshiron të qëndrojë ose të shkojë. Në të dyja rastet ne do të flasim me kënaqësi dhe në mënyrë të arsyeshme. Nëse ai thotë se dëshiron diçka tjetër, klubet tjera do të jenë aty dhe ne s’mund të luftojmë me ta financiarisht”, shtoi CEO i Borussia Dortmund.

Kontrata e Bellingham me Dortmund është valide deri në vitin 2025, por gjermanët nuk do ta bllokojnë lojtarin. Thuhet se ata do të kërkojnë rreth 150 milionë euro për kartonin e mesfushorit të kombëtares së Anglisë.