Sven Mislintat i ka lavdëruar aftësitë teknike të lojtarit të cilin e solli në Borussia Dortmund, i cili kohëve të fundit është lidhur me një largim nga Barcelona
Shefi i transferëve në Arsenal, Sven Mislintat, e ka cilësuar Ousmane Dembelen si një lojtar “special, pas raporteve që Topxhinjtë janë gati për të bërë lëvizje për sulmuesin e Barcelonën.
Spekulimet për të ardhmen e 21 vjeçarit francez janë vënë në diskutim këtë sezon, derisa thuhet se ai mund të largohet gjatë 2018-19.
Thuhet se Arsenal pritet që të ofrojë shumë para për të në janar, më shumë se 105 milionë euro që Barcelona i pagoi për të në verën e 2017.
“E kam parë, ai nuk luante në skuadrën e parë të Stade Rennes në atë kohë”, ka thënë Mislintat për Zeit.
“Vura bast se ai nuk dinte cilën këmbë ta përdorte në situata të caktuar sepse ai nuk mendonte për këtë. E pashë se është me të vërtetë një lojtarë special”.
“Shinji Kagawa ishte njëri nga lojtarët të këtillë. Ne ishim 10 herë në Japoni, por unë isha i sigurt për të pasi e pashë 30 minuta duke luajtur. Askush nuk e pau. Me një lëvizje, ai e ndryshojë tërë rrjedhën e një ndeshje”.
Mislintat ishte ende në Dortmund kur Dembelen e larguan nga klubi për një shumë të madhe parash.
Ai refuzoi të stërvitej pasi që mësoi për interesin e Barcelonës, me gjigantin e La Ligas që e kërkonin për ta mbuluar shpraztinë e Neymar që u largua në Paris Saint-Germain.
Këto veprime nuk ishin parë mirë nga shumë të tjerë, por Mislintat-i cili ishte lidhur me Arsenal nga nëntori i 2017-nuk i sheh ashtu kundër ambicieve të një talenti të madh.
“Ndryshimet bëhen nga nënshkrimet e zyrtarëve të klubit, jo nga një sulmues”, shton ai.
“Si klub, ne duhet që ti japim rrugë lojtarëve me cilësitë e tyre të forta dhe të dobëta dhe ne duhet të ndalojmë se ankuari”.
“Ousmane nuk erdhi në stërvitje-e drejtë. Por këto aftësi për të zhvilluar strategji vlejnë sa ari në fushë”.
“Ousmane ka vendosur që të luaj ndeshje për ne dhe ishte njëri prej atyre që na fituan kupën më 2017”.
“Shumë nga këta top-lojtar që bëjnë dallimin vinë nga ambiente të ndryshme, ku ata bëhen të uritur për promovim dhe sukses. Ata kanë një instinkt të veçantë të brendshëm”. /GazetaExpress/