Fjalë Kyçe

Shefi i Zyrës së BE-së thirrje qytetarëve të dalin në votime

Shefi i Zyrës së BE-së thirrje qytetarëve të dalin në votime

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është deklaruar rreth zgjedhjeve lokale që janë duke u mbajtur në Kosovë.

Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se sot ka vizituar edhe qendrën e votimit “Ismail Qemali”, në Prishtinë.

“Unë i bëj thirrje njerëzve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, në mënyrë që ata të zgjedhin udhëheqësit më të mirë dhe të formojnë të ardhmen e tyre”, ka thënë ai.

Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8,24%.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 11:00, deri tani kanë votuar 73 mijë e 928 qytetarë.