Fjalë Kyçe

Shembet një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona

Shembet një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona

Dy anëtarë të familjes Kasëmllari nga Prizreni kanë marrë lëndime të lehta nga shembja e shtëpisë së tyre nga vjetërsia.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka treguar se menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekipet e Drejtorisë së Emergjencës, Inspektoratit dhe atyre të trashëgimisë kulturore, për të verifikuar gjendjen dhe për të marrë hapat e mëtutjeshme për evitim të rrezikut.

“Rreziku nga shembja e shtëpia të vjetra është problem ekzistent jo vetëm në këtë shtëpi, por edhe në shumë shtëpi të vjetra, të cilat për shkak se kanë vlera të trashëgimisë kulturore apo gjenden në qendrën historike nuk mund të rrënohen tërësisht, e në anën tjetër për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk mund as të renovohen”, ka shkruar Haskuka.