Fjalë Kyçe

Shembet oxhaku i një ndërtese në qendër të Prishtinës

Shembet oxhaku i një ndërtese në qendër të Prishtinës

Një oxhak i një ndërtese banimi në sheshin ‘Nëna Terezë”, në qendër të Prishtinës, është shembur sot gjatë ditës.

Sipas drejtoreshës së Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Medina Braha, në këtë rast është intervenuar menjëherë dhe është mënjanuar rreziku. Sipas saj, nuk ka asnjë të lënduar.

“Sot kishim shembje të një oxhaku të banesave kolektive në qendër të qytetit. Falë intervenimit të menjëhershëm të ekipeve tona të emergjencës dhe zjarrfikësve u mënjanua rreziku”, ka bërë të ditur Braha, përmes ‘Facebook”-ut.