Fjalë Kyçe

Metoda natyrale për trajtim të zhurmave në vesh

Metoda natyrale për trajtim të zhurmave në vesh

Cilado qoftë origjina, zhurmat shpeshherë përbëjnë një motiv autentik ankthi për pacientët që janë viktima të tyre: në fakt, në mjediset e heshtura këto zhurma aurikulare duken më të forta dhe më këmbëngulëse dhe gjithë përqendrimi i atij që vuan shkon në shqetësimin që ka, derisa përfundon që të mos mendojë dot për gjë tjetër.

Shkaqet e zhurmave në vesh janë të ndryshme dhe përfshijnë dëmtimin e qelizave të dëgjimit, sëmundjet në zonën e dhëmbëve dhe nofullave, tumorin e nervit të dëgjimit, sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut, transmeton Klan Kosova.

Nëse ndieni një zhurmë dhe tringëllimë të çuditshme gjatë gjithë kohës, është momenti të kontaktoni mjekun.

Trajtimi i zhurmave në vesh mund të bëhet edhe në mënyrë natyrale.

-Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni dy lugë gjellë uthull molle.

Përziejini bashkë dhe me ndihmën e një shiringë hidhni vazhdimisht gjatë ditës 2-3 pika ose në momentet kur ju duket se keni fishkëllima ose ushtima të veshit.

-Merrni 2-3 thelpinj hudhra dhe skuqini me 2-3 lugë gjelle vaj susami.

Pasi të vini re hudhra ka marrë ngjyrë, hiqeni dhe lërini vajin të ftohet. Me ndihmën e një pikatoreje shtoni 2-3 pikatore vaj në vesh dhe mbulojeni me napë të ngrohur paraprakisht për 30-35 minuta