Fjalë Kyçe

Shengyl Ismaili i ka disa fjalë për Adriana Matoshin

Shengyl Ismaili i ka disa fjalë për Adriana Matoshin

Aktorja e njohur Shengyl Ismajli, është njëra ndër aktoret më të mira në vend, këtë e kanë dëshmuar shfaqjet e shumta, filmat e njohur shqiptar që aktorja ka marrë pjesë, e padyshim talenti i saj ka bërë që ajo të gëzojë sot suksesin që ka.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “ Ky emër nuk ka nevoj për prezantim” dhe aty aktorja ka folur për shumë gjëra që më herët nuk i ka thënë, duke filluar kështu me jetën profesionale e deri në atë private.

Në rubrikën “ Përgjigju për herë të parë” ajo ka treguar se cila është mikesha e saj më e ngushtë.

Ajo ka dhënë emrin e Adriana Matoshit duke thënë kështu fjalët më të mira të mundshme për të, ajo ka treguar se për të Adriana është femra më e fortë që ajo ka njohur, dhe se e admiron për jetën që ajo bën.

“E admiroj për jetën që ajo bën, ajo jeton sipas mënyrës së saj, nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët, ajo e jeton jetën si do ajo, kështu duhet të bëjmë të gjithë“, ka përfunduar aktorja.