Fjalë Kyçe

Shenjat e horoskopit të cilat më së shpeshti zgjedhin partnerë të gabuar

Shenjat e horoskopit të cilat më së shpeshti zgjedhin partnerë të gabuar

Njerëzit shpesh dashurohen me persona të gabuar, mirëpo ndonjëherë është e vështirë të shihet a është dikush më i prirë për zgjedhje të gabuar se sa të tjerët. Mirëpo, astrologjia ka përgjigjen për këtë Në vazhdim po ju zbulojmë cilat shenja të Zodiakut më së shpeshti zgjedhin partnerë të gabuar, transmeton Telegrafi.

DASHI
Deshtë e guximshëm dhe të vetëdijshëm janë të bindur që mund ta bëjnë për vete çdokënd dhe besojnë që mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Nuk frikësohen nga sipërfaqësia, egoizmi dhe pafytyrësia e partnerit, sepse nuk i kanë cilësitë e tilla dhe nuk i marrin seriozisht.

Ata mendojnë që ato janë vetëm dobësi afatshkurtra dhe që partneri i tyre do të bëhet person tjetër dhe më i mirë. Prandaj vetë kontrollojnë marrëdhënien emocionale dhe luftojnë për të, mirëpo kur më në fund zhgënjehen, ikin dhe vazhdojnë kërkimin.

DEMI
Demat gjithmonë janë të fortë në tokë dhe kokat e tyre nuk janë në mjegull, ndërkaq zemra e tyre është në vendin e duhur. Ata janë besnikë që dashurojnë, andaj u nevojitet partneriteti dhe ndarja e butësive dhe emocioneve.

Vështirë e përballojnë vetminë, andaj me këmbëngulje kërkojnë partnerë. Pasi që kanë vetëbesim dhe janë kokëfortë, janë mësuar që të marrin atë që dëshirojnë, madje nuk heqin dorë edhe nëse nuk e duan personin i cili i tërheq. Natyrisht, në fund do të zhgënjehen.

GAFORRJA
Shenja më e ndjeshme, Gaforrja, është më fuqishëm e lidhur me njerëzit. Ajo qëndron në marrëdhënie toksike shumë më gjatë se shenjat e tjera, sepse nuk mund ta përballojë ndarjen.

Ajo beson që çdo gjë është e mundshme derisa ekziston dashuria dhe nuk vëren që ndjenjat shfaqen vetëm nga ana e saj. Gaforrja nuk e kupton që në lidhje është kryesisht e vetmuar.

AKREPI
Kur dikush u pëlqen, Akrepat nuk duan t’ia dinë për pengesat. Ata janë të gatshëm në çdo gjë dhe nuk kuptojnë që këmbëngulësia shpesh e detyron personin tjetër që të tërhiqet.

Akrepat udhëhiqen me opsesionin e vet dhe vazhdimisht ndiejnë që janë të dashuruar me personin e gabuar.

SHIGJETARI
Shigjetarët gjithmonë kanë dëshirë të flakët për diçka të re dhe asgjë nuk mund t’i pengojë kur diçka u shkon në mendje.

Ata janë të gatshëm të shkojnë edhe në skaj të botës. Për këtë arsye shpesh dashurohen me njerëzit të cilët nuk mund t’i kenë, sepse jetojnë në anën tjetër të botës, kanë partnerë apo ekzistojnë dallime ndërmjet tyre. Kur zgjohen nga kjo ëndërr, menjëherë synojnë personin tjetër ta bëjnë për vete.

PESHQIT
Peshqit janë të qetë, kreativë, të dashur, emocionalë dhe dëshirojnë të jetojnë në botën e vet, larg nga realiteti brutal. E kanë të vështirë të gjejnë partnerë të cilët kanë mjaft ndjenja për ta dhe shpesh dashurohen me ata të cilët as që i vërejnë.

Më së shpeshti shkaktar është që mendojnë që me atë person do të mund të kenë jetë në realitetin më të mirë. Shpesh ai është personi i gabuar me të cilin nuk kanë asgjë të përbashkët.