Fjalë Kyçe

Shërbimi Korrektues pezullon nga puna zyrtarët Burim Buleshkaj dhe Destan Zogaj, shkak rasti i Astrit Deharit

Shërbimi Korrektues pezullon nga puna zyrtarët Burim Buleshkaj dhe Destan Zogaj, shkak rasti i Astrit Deharit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar nga puna zyrtarët Burim Buleshkaj, ish-ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Operativë, Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, aktualisht udhëheqës për administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, dhe Destan Zogajn, zyrtar korrektues, ish-ushtrues detyre i drejtorit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në njoftim bëhet e ditur se ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.

Tutje, në njoftim potencohet se Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vlerësuar se ushtrimi i deryrës në funksionet të cilat i kanë pengon hetimin disiplinor apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës.Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vendosur pezullimin e nëpunësve civilë për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë.