Fjalë Kyçe

Shërbyesit civilë të komunës së Prishtinës nga kjo ditë do të futen në grevë të përgjithshme

Grevës i bashkangjiten edhe shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës.

Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të futen në grevë të përgjithshme.

Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave, siç thonë ata, legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës.

Ky është njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë, se Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës, pas takimeve të njëpasnjëshme me përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, ne lidhje me kërkesën e parashtruar që shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës t’iu ngritët koeficienti për 40-përqindë më shumë se koeficienti bazë që është propozuar në Draft Projektligjin për Paga. Kjo kërkesë është parashtruar edhe mbi bazën që Prishtina ka statusin e veçantë juridik të kryeqytetit dhe shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës kanë vëllim dhe ndërlikueshmëri më të madhe të punës se sa komunat e tjera.
Andaj, pas realizimit të grevës paralajmëruese një orëshe dhe mos reflektimit të institucioneve në realizimin e kërkesave të adresuara, Këshilli Grevist i Komunës së Prishtinës njofton, se nga nesër më datë 31 janar 2019, do të fillon grevë e përgjithshme-tërëditore, deri në realizimin e kërkesave legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës.