Fjalë Kyçe

Sherifi përmend një tjetër arsyeje përse nuk po rrëzohet Qeveria

Sherifi përmend një tjetër arsyeje përse nuk po rrëzohet Qeveria

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke qëndruar për shkak të zemërgjerësisë së PDK-së, por për shkak se nuk ka partner për të bërë Qeverinë.

Sherifi ka thënë se nëse ka biseda prapa perdeve siç i ka vlerësuar ai, ato të lihen anash, dhe liderët e partive të flasin në mbledhje të veçanta.

“Unë mendoj që Qeveria nuk është duke qëndruar për shkak të zemërgjerësisë së PDK-së, por edhe për faktin që nuk kanë ndonjë partner tjetër për të formuar qeveri. Prandaj edhe nëse ka ndonjë bisedë prapa perdeve është mirë t’i lënë. Po i referohem PDK-së, sepse zoti Veseli e ka ngritur nganjëherë këtë temë”, ka thënë Sherifi në Televizionin publik.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare rreth prishjes së Qeverisë.

“Partnerët e koalicionit nuk i kanë thënë njëri tjetrit, që duam të përfundojmë bashkëqeverisjen, dhe pasiqë nuk ka diçka edhe unë mendoj që janë spekulime”, ka deklaruar Bilall Sherifi.