Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-s, Bilall Sherifi, ka thënë që javën e ardhshme do të procedohet në Kuvend platforma për bisedime me Serbinë.
Sherifi vlerësoi se Kosova nuk i ka edhe aq mirë punët pasi sipas tij është në situatë defanzive karshi dialoguesit fqinj verior – Serbisë.
“Për këtë temë duhet të flitet me një zë e jo secili të luajë muziken vet (secili po i bije daulles vet)”.
Këto deklarata Sherifi i bëri në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me temën “Dialogu Kosovë Serbi – Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”.