Fjalë Kyçe

Sherr i madh në supermarket për ushqime

Sherr i madh në supermarket për ushqime

Paniku i koronavirusit ka përfshirë mbarë botën, ku njerëzit janë dyndur nëpër supermarkete për të bërë blerjet e nevojshme.

Disa pamje të publikuara tregojnë sesi dy burra në Australi zihen dhe ofendojnë njëri-tjetrin. Deri më tani Australia raporton 295 raste dhe 3 viktima.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 150,006 njerëz të infektuar, 5,614 të vdekur dhe 72,060 të shëruar.

Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.

Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS, viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.