Fjalë Kyçe

Sherr me fqinjin, dërgohet i vdekur një person në Spitalin e Krujës

Sherr me fqinjin, dërgohet i vdekur një person në Spitalin e Krujës

Një person është dërguar i pajetë mbrëmjen e së enjtes në Spitalin e Krujës.

Mësohet se viktima është Ylli Tafili, 51 vjeç. Ai është përfshirë në një konflikt me fqinjin e tij, ndërsa është ende e paqartë me çfarë është qëlluar.

51-vjeçari është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit./A2CNN/