Ditë më parë qarkulloi në mediat shqiptare lajmi se Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj kanë prishur raportet mes vete.
Shkak i sherrit mes dy kushërirave thuhej të jetë grimeri, Ariel, miku i ngushtë i Anxhelinës ku Beatrix i kërkoi atij ta ndihmonte për mundësi të reja në Los Angelos, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, kjo gjë nuk i pëlqeu Anxhelinës.
Megjithatë, Anxhelina mbrëmë e dëshmoi të kundërtën pasi shpërndau me ndjekësit këngën e re të Albanit, “Ëndrrat e mia”.
Ndër të tjera, Anxhelina dhe Beatrix të shumtën e kohës e kanë kaluar së bashku, pavarësisht thashethemeve të fundit.