Fjalë Kyçe

Shfrytëzuan për punë një grua, arrestohen dy meshkuj në Shtime

Shfrytëzuan për punë një grua, arrestohen dy meshkuj në Shtime

Dy burra në Shtime janë arrestuar nën dyshimin se e kanë strehuar dhe shfrytëzuar për punë një femër.

“Pas një hetimi disamujor është ekzekutuar urdhëresa e lëshuar nga Gjykata për urdhër në katër lokacione të ndryshme në qytetin e Shtimes ku janë kontrolluar: dy shtëpi banimi, një banesë dhe një kafiteri për shkak te dyshimit të bazuar për veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Gjatë kontrollit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për veprën penale “Trafikim me Qenie Njerëzore” për shkak se kanë strehuar, shfrytëzuar për punë viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

Nga Policia bëjnë të ditur që ky aksion vjen pas një hetimi disamujor dhe se me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.