Fjalë Kyçe

Shi i rrëmbyeshëm në Londër, spitalet mbushen me ujë

Shi i rrëmbyeshëm në Londër, spitalet mbushen me ujë

Katet bazë të dy spitaleve në Londër janë mbushur tërësisht në ujë, pas shiut të madh që ka rënë.

Tutje, nga pacientët është kërkuar të qëndrojnë larg zonës së përmbytur pasi kjo mund të jetë fatale.

Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtëpi, rrugë dhe stacione.

Zjarrfikësit në Londër thanë se kishin marrë rreth 300 thirrje që kishin të bënin me përmbytjet brenda disa orësh.

Shumë vetura mbetën të ngujurara dhe autoritetët vazhdimisht po bëjnë apel për kujdes gjatë qarkullimit në zonat e dëmtuara.

Shumë nga rrugët e kryeqytetit u mbyllën për shkak të përmbytjes, përfshirë Tunelin Blackwall, A12 dhe pjesë të Qarkorës së Veriut.

“Ne jemi akoma këtu nëse keni nevojë për ne, por për të na ndihmuar ndërsa rregullojmë gjërat, ju lutemi merrni pjesë në një spital fqinj nëse është e mundur,” bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga Spitali Newham.

Gjithashtu, edhe banorët e zonave të prekura thanë se u janë shkaktuar dëme të mëdha brenda shtëpive të tyre.