Fjalë Kyçe

Shifra alarmante, deri në gusht të këtij viti janë regjistruar 19 vrasje në Polici

Shifra alarmante, deri në gusht të këtij viti janë regjistruar 19 vrasje në Polici

Sociologët theksojnë se shkaqet psiko-sociale dhe ato ekonomike janë faktorët kryesor që po çojnë deri tek vrasjet.

Janë bërë 9 ditë që nga vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

E deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë rast.

Andaj zbardhja e këtij rasti vazhdon të mbetet në duart e institucioneve të sigurisë.

Megjithatë dukuria e vrasjeve në Kosovë është mjaft shqetësuese.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës që nga fillimi i vitit 2021 e deri në gusht janë regjistruar 7 vrasje dhe 12 të tjera të cilat janë cilësuar si vrasje të rënda.

Anëtar i komisionit për drejtësi dhe njëherësh edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Çalaj numrin e vrasjeve gjatë kësaj periudhe e ka konsideruar të lartë.

Ai tutje ka dhënë disa rekomandime për Policinë e Kosovës.

Në anën tjetër sociologu Halim Emerllahu tregon problemet më të shpeshta të cilat shpien deri tek përfundimi fatal.

Ai ka treguar se çfarë duhet të bëhet në mënyrë që numri i vrasjeve të jetë më i ulët.

Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 27 vrasje, 15 prej të cilave janë cilësuar si vrasje të rënda.

Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.