Për dallim nga muajt e kaluar, këto ditë të korrikut, numri i aksidenteve është më i lartë.
Këtë e dëshmojnë statistikat e Policisë për 24 orët të cilat publikohen për çdo ditë.
Për vetëm një javë në Kosovë kanë ndodhur 305 aksidente trafiku.
Këto statistika tregojnë numrin e lartë të aksidenteve të ndodhura për vetëm një javë.
Ndërsa, dje në Bërnjak të Rahovecit, aksidenti ua morin jetën tre personave.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptare. Si dhe tre të tjerë kanë marr lëndime të rënda trupore të cilët janë duke u trajtuar në spital. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për Obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas disa të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 40 persona kanë humbur jetën gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.
Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, por duke mos munguar as faktori dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike, shkruan indeksonline. Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon tek qytetarët që të kënë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.